Chris Harris, MVP i javës së 25-të në Superligë - Gazeta Express
string(46) "chris-harris-mvp-i-javes-se-25-te-ne-superlige"

Sport

Gazeta Express

14/03/2023 16:19

Chris Harris, MVP i javës së 25-të në Superligë

Sport

Gazeta Express

14/03/2023 16:19

Java e 25-të e Prince Caffe Superligës dhuroi disa ndeshje mjaft interesante.

Basketbollisti me indeksin më të lartë ishte qendra e Golden Eagle Yllit, 39. Harris ndeshjen ndaj Ponte Prizrenit e mbylli me dyshifror të dyfishtë 21 pikë e 18 kërcime, ndërsa shtoi edhe një asistim, një top të vjedhur dhe gjashtë bllokada. Ai u ndihmua nga qendra kosovare, Gëzim Morina me 15 pikë, 12 kërcime e katër asistime.

Lexo Edhe:

Sigal Prishtina fitoi derbin ndaj Trepçës, ku më i miri në parket për skuadrën prishtinase ishte Derrick Wilson me 14 pikë, pesë kërcime e gjashtë kërcime.

Peja shënoi fitore ndaj Vëllaznimit, ku shtatë basketbollistë te verdhezinjtë shënuan pikë dyshifrore, kurse më i miri ishte Larry Thomas me 21 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.

Rahoveci regjistroi fitoren e katërt këtë edicion, ndërsa ndaj Bashkimit u dallua Jack Pagenkopf me 20 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime. /Gazeta Express/