Festivali i veçantë i muzikës klasike në kryeqytet, ndër të tjera angazhon çdo
vit talentet e rinj përmes klasave master të cilat ofrojnë mundësi për
studentet për të mësuar nga profesionistet.
Masterklasa me Maestro Epifanio Comis këtë herë u dha studentëve mundësinë
unike për të demonstruar talentin e tyre muzikor përmes interpretimeve të
pjesëve të ndryshme. Përveç kësaj, ata patën mundësinë edhe të merrnin udhëzime
nga Maestro për rritjen e aftësive të tyre teknike dhe përsosjen e shprehjes së
tyre muzikore.
Kjo klasë master u realizua me mbështetjen e Unionit Evropian në Kosovë dhe Shtëpisë së Evropës si pjesë e aktiviteteve të Ditës së Evropës që shënojnë Vitin Evropian të Aftësive.