Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të saj në New York është takuar me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Osmani tregoi se temë diskutimi ka qenë edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas saj, roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar ky proces.
Ajo po ashtu ka shkruar në “X” për rëndësinë e qasjes parimore ndaj zbaitmit të marrëveshjeve.
”Me Chollet dhe Escobar diskutuam zhvillimet në dialog. Theksova rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, shkroi shefja e shtetit.
E Presidenti i Kenisë, William Ruto, ka ndarë pamje nga takimi që zhvilloi me presidenten Vjosa Osmani, në Nju Jork.
Presidenti Ruto deklaron se vendi që ai udhëheq vlerëson iniciativën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara për të gjetur një përgjigje të përhershme në dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne besojmë se kjo përpjekje bashkëpunuese premton për një rezultat të favorshëm për njerëzit e të dy vendeve”, është shprehur ai në platformën X.
Ndër të tjera, ai në postim edhe e ka etiketuar presidenten Vjosa Osmani duke përmendur se takimi i zhvillua në Misionin e Kenisë në Nju Jork.
Kenya appreciates the joint initiative by the European Union and the United Nations to permanently find an answer to the contention between Kosovo and Serbia. We believe this collaborative effort holds promise for a win-win outcome for the people of both countries.
— William Samoei Ruto, PhD (@WilliamsRuto) September 18, 2023
With Kosovo… pic.twitter.com/lZhcQkqPb5
Osmani është takuar në Neë York edhe me kryeministrin e Libanit, Najib_Mikati
Në këtë takim është folur për përpjekjet e Kosovës dhe Libanit për afrimin e vendeve dhe popujve mes vete.
”Përsëriti përkushtimin e vendosur të Kosovës për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe me Libanin si një hap thelbësor për afrimin e vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Osmani është takuar me kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright.
Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja përmes një shkrimi në “X”
“Programi historik Kosova Compact, investimi më i madh i sektorit energjetik në vendin tonë, padyshim që do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje energjetike të qëndrueshme dhe inovative”, ka shkruar Osmani.