Trajneri i Interit, Kristian Chivu, është shfaqur para mediave në përfundim të sfidës që skuadra e tij humbi ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Kampioneve, duke u justifikuar me faktin se norvegjezët, të cilët janë në pushimin e kampionatit që nga muaji nëntor, kanë luajtur më pak ndeshje në këtë periudhë.
“Ne u përpoqëm të bënim gjithçka që mundëm që nga fillimi. Bodo ishte shumë mirë i organizuar në një bllok të ulët me 10-11 lojtarë poshtë linjës së topit dhe fakti që nuk shënuam golin e 1-0 krijoi një ndjenjë rehatie për ta, duke e ditur se do të detyroheshim të shënonim dy gola për kohët shtesë.
Nuk kam asgjë për t’i qortuar djemtë. Ata kishin shumë më tepër energji në pjesën e dytë dhe krijuan raste. Ka shumë zhgënjim, ne u përpoqëm të avanconim, por sot u përballëm me një ekip me shumë më tepër energji që bëri atë që duhej me vendosmëri. I duhen bërë komplimentet pasi Bodo e meritoi të kalonte turin.
Objektivat tani? Gjithmonë ka qenë të jemi konkurrues, nuk ka qenë kurrë qëllimi të mendojmë shumë larg përpara. Dhe në Ligën e Kampionëve nuk ia dolëm: filluam mirë, por humbëm pikë pavarësisht performancave të mira pas katër fitoreve. Niveli këtu është i lartë, nëse nuk gjen qëndrueshmëri dhe qartësi, kundërshtarët të ndëshkojnë që në gabimin e parë.
E sforcuam pak lojnë me zgjidhje të drejtpërdrejta. Në pjesën e parë, kërkova më shumë durim dhe ta lëviznim topin më shpejt për të destabilizuar formacionin e dendur 4-4-2 të Bodos. Arritëm vetëm disa krosime, në rastet e pakta që hymë në zonë, pati edhe raste të mira, duke përfshirë goditje të shumta nga këndi. Me më shumë qartësi, ndoshta mund ta kishim zhbllokuar rezultatin.
Ne u përpoqëm, me kufizimet dhe pikat tona të forta. Është për të ardhur keq sepse nëse do të kishim shënuar 1-0, do të kishim ushtruar më shumë presion mbi Bodon. Energjia është e vështirë për t’u gjetur kur luan çdo tre ditë. Mund ta kishim sulmuar zonën e kundërshtarit ndryshe, por nuk kam asgjë për t’i qortuar djemve. Mund të kishim gjetur pak më shumë energji duke zhbllokuar rezultatin, por me dhjetë kundërshtarë në zonën e penalltisë, ishte vërtet e vështirë. Ka hidhërim. Në tre muajt e fundit, Bodo ka luajtur katër ndeshje, të gjitha në Ligën e Kampionëve. Ata me të vërtetë kishin shumë më tepër energji, por Liga e Kampioneve është kështu. Të shohim përpara”, tha Kivu pas ndeshjes.