Chisora: Unë jam më i fortë dhe më i çmendur se Fury e Joshua - Gazeta Express
string(60) "chisora-une-jam-me-i-forte-dhe-me-i-cmendur-se-fury-e-joshua"

Chisora: Unë jam më i fortë dhe më i çmendur se Fury e Joshua

Gazeta Express

29/09/2020 9:22

Derek Chisora e ka paralajmëruar Oleksandr Usykun se ndihet më i fortë dhe më i marrë se secili boksier tjetër në kategorinë e rëndë, përfshirë kampionët e botës Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Chisora dhe Usyk do të përballen më 31 tetor në një meç për statusin e sfiduesit mandatar për titullin e botës në WBO, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Synimi i Chisorës është t’ia shkaktojë humbjen e parë në karrierë boksierit ukrainas dhe ta fitojë të drejtën për të luftuar për titullin e botës në WBO.

“Nuk do të humb. Do të futem në këtë luftë me të gjithaq forcat”, tha Chisora për Sky Sports.

“Puna nuk është se sa shumë e dëshiroj këtë. Pavarësisht se sa i fortë është ky njeri, ai duhet të bëjë më shumë për të më ndalur mua. Mënyra sesi do ta sulmoj do të jetë e pabesueshme. Do ta shkatërroj”, shtoi ai.

“Mendoj se, në kategorinë e rëndë, nuk ka boksier më të fortë se unë tani për tani.  Anthony Joshua, Tyson Fury, Dillian Whyte, Deontay Wilder? Jo, ata nuk janë më të fortë se unë”, nënvizoi ai.

“Unë jam më i fortë, më i çmendur dhe e dëshiroj titullin më shumë”, këmbënguli ai. /Gazeta Express/