Sipas Sportitalia, Atalanta është gati të paguajë 12 milionë euro për të transferuar Federico Chiesa, ndërsa Liverpool është i gatshëm të mbulojë një pjesë të madhe të pagës së tij.
Nuk është sekret që ish-sulmuesi i Juventusit dhe Fiorentinës nuk bën pjesë në planet e Liverpoolit për këtë sezon, duke qenë se është lënë jashtë edhe nga faza përgatitore e ekipit.
Chiesa ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje zyrtare me fanellën e Liverpool, duke shënuar 2 gola dhe dhënë 2 asistime, me gjithsej vetëm 466 minuta të luajtura në total.
Liverpool dëshiron të heqë qafe pagën e Chiesës
Pasi erdhi vetëm një vit më parë nga Juventusi për 12 milionë euro, Liverpool është i gatshëm ta lejojë të largohet për të njëjtën shumë dhe t’i mundësojë një rikthim në Serie A te Atalanta.
Sportitalia raporton se Chiesa mund të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me Atalantën, ndërsa Liverpool do të ndihmojë financiarisht duke mbuluar një pjesë të konsiderueshme të pagës për të lehtësuar transferimin.
Në anën tjetër, Atalanta e sheh Chiesën si zëvendësuesin e Ademola Lookman, i cili është shumë afër një transferimi te Inter për rreth 50 milionë euro këtë verë.
Napoli dhe Milan gjithashtu të interesuar
Përveç Atalantës, edhe Napoli dhe Milan kanë treguar interes për të transferuar Federico Chiesa në këtë merkato. /GazetaExpress/