Chiesa ende beson se Juventusi do ta fitojë titullin - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 13:38

Chiesa ende beson se Juventusi do ta fitojë titullin

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 13:38

Federico Chiesa ishte një nga më të mirët në fushë për Juventusin në barazimin ndaj Veronas, por pavarësisht paraqitjes pozitive të ish-lojtarit të Fiorentinës, bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në Bentegodi.

Chiesa iu afrua golit pas çerek ore lojë por portieri Silvestri u shfaq në lartësinë e duhur, ndërkohë që edhe asisti në golin e Cristiano Ronaldos ishte i Chiesës.

Në analizën që i bëri takimit futbollisti i përfaqësueses italiane, theksoi se lodhja ndikoi në paraqitjen e bardhezinjëve.

“Është e vërtetë që kemi disa mungesa, por ne jemi Juventus dhe kjo nuk mund të jetë një justifikim. Duhet t’i japim meritë Veronës për lojën e zhvilluar dhe arritën të merrnin një barazim. Lodhja ndikoi në pjesën e fundit të takimit, pasi duhet të kishim ruajtur avantazhin. Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje për të ardhmen, por tashmë duhet të përqëndrohemi në duelin e së martës”, deklaroi italiani.

Edhe pse momentalisht diferenca me Interin kryesues është e madhe, Chiesa beson ende te titulli kampion, duke nënvizuar se Juventusi do të tregojë forcën e saj të vërtetë në pjesën e mbetur të kampionatit.

“Përpos kësaj ndalese unë dhe i gjithë Juventusi besojmë ende tek titulli dhe do të vazhdojmë të luftojmë për të deri në fund. Kritikat për sulmin? Nuk i kuptoj. Kundër Crotones mund të kishim shënuar mbi gjashtë gola.Për mua nuk është problem se ku luaj, mjafton që trajneri të jetë i kënaqur nga loja ime. I jam shumë mirënjohës “Zonjës së Vjetër” për mundësinë që më ka dhënë”.