Chiellini: Më kujtohet kur erdhi Pogba, s’prisja shumë nga ai - Gazeta Express
string(58) "chiellini-me-kujtohet-kur-erdhi-pogba-sprisja-shume-nga-ai"

Chiellini: Më kujtohet kur erdhi Pogba, s’prisja shumë nga ai

Gazeta Express

29/05/2020 11:59

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka zbuluar se ai nuk kishte pasur pritshmëri të mëdha për mesfushorin francez, Paul Pogban, kur ky i fundit ishte transferuar në Allianz në vitin 2012 nga Manchester Unitedi.

Paul Pogba shkoi në Juventusi nga Manchester Unitedi si transferim i lirë, gjatë verës së vitit 2012. Përmes paraqitjeve të tij në Allianz Stadium, ai arriti ta fitonte statusin e njërit prej mesfushorëve më të mirë në futbollin evropian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pogba u kthye në Manchester United për 105 milionë euro në gusht të vitit 2016, mirëpo ai së fundi është përfolur për një kthim potencial te “Zonja e Vjetër”.

Chiellini, në librin e tij autobiografik, e ka kujtuar takimin e tij të parë me Pogban në gusht të vitit 2012 dhe i ka treguar përshtypjet e para që i kishte pasur për francezin.

“E mbaj mend kur ai erdhi. Tri apo katër ditë pasi ishim bërë të gjithë bashkë në kamp, bashkëlojtarët e mi dhe unë e shikonim njëri-tjetrin dhe mendonim: “Ky djalosh qenka me të vërtetë i mirë”, shkruan Chiellini.

“Ai erdhi si transferim i lirë nga Manchester Unitedi. Ishte shumë i ri dhe ne mendonim se ai ishte lloji i lojtarit që thjesht kalon nëpër skuadër, që ishte njëri ndër ata lojtar që klubet i marrin vetëm sa për t’i përdorur gjatë afatit kalimtar”.

“Megjithatë… askush nuk priste që ai të jetë asi kampioni. Paul lëvizte me fizikun e tij të mrekullueshëm, ishte magjik dhe tejet mbresëlënës. E ta kemi parasysh që në ndeshjet e para ai luante jashtë pozitës së tij më të mirë, luante para mbrojtjes për t’ia lehtësuar barrën Andrea Pirlos”. /Gazeta Express/