“Blues” nuk janë të gatshëm t’i paguajnë 120 milionë euro për mesfushorin ofanziv të Borussia Dortmundit, të cilin e duan disa klube të Premierligës
Jadon Sancho është njëri prej futbollistëve më të kërkuar në treg kohëve të fundit, shkruan Gazeta Express.
Ylli anglez është bërë objektiv i klubeve të Premierligës, të cilat e duan në gjirin e tyre gjatë verës që vjen.
Njëri prej klubeve që e do përfaqësuesin anglez është edhe Chelsea.
Mirëpo, mediumi britanik “Daily Star” raporton se “Blues” nuk janë të gatshëm t’i paguajnë 120 milionë euro, aq sa i kërkon Borussia Dortmundi për të.
Fituesi i fundit i Europa League është tërhequr nga Sancho pasi arriti t’i sigurojë shërbimet e yllit të Ajaxit, Hakim Ziyech.
Ndërkohë, interesim për Sanchon kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë anglezë, Manchester United, Manchester City, Liverpool e Tottenham. /Gazeta Express/