string(33) "chelsea-zyrtarizon-portierin-serb"

Sport

Gazeta Express

26/08/2023 22:09

Chelsea zyrtarizon portierin serb

Sport

Gazeta Express

26/08/2023 22:09

Djordje Petrovic është përforcimi i radhës i Chelseat.

Klubi londinez ka zyrtarizuar këtë të shtunë transferimin e portierit serb nga Neë England Revolution, shkruan Gazeta Express.

Petrovic me Chelsean ka nënshkruar kontratë shtatë-vjeçare.

Në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit më shumë, që i takon klubit për të vendosur në të ardhmen.

23-vjeçari numëron dy paraqitje me përfaqësuesen e Serbisë. /Gazeta Express/