Chelsea ka arkëtuar pikët e plota në xhiron e 14 në Premierligë.
Të besuarit e Thomas Tuchel e mundën në udhëtim skuadrën e Watford.
Ndeshja nisi siç është më së miri, por pas 10 minutash u ndërpre për disa minuta për shkak të një ndërhyrje emergjente në tribuna, u raportua për një tifozë të sëmurë.
Sido që të jetë, disa minuta më pas rinisi dhe në minutën e 29’, Mount kaloi Chelsean në epërsi.
Vendasit reaguan para se skuadrat të shkojnë në pushim, Dennis shënoi për 1-1 në minutën e 43’.
Në pjesën e dytë, Chelsea nuk e pati aspak të lehtë, por në minutën e 73’, shënoi Hakim Ziyech, gol që vulosi fitoren e Bluve, që do të vazhdojnë të jenë lider në Premierligë me diferencë të vogël me ndjekësit, Manchester City e Liverpool. /Gazeta Express/