string(80) "chelsea-njofton-per-largimin-e-kater-lojtareve-pese-te-tjere-jane-vene-ne-shitje"

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 17:22

Chelsea njofton për largimin e katër lojtarëve, pesë të tjerë janë vënë në shitje

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 17:22

Chelsea ka njoftuar për largimin e disa lojtarëve nga klubi, derisa raportime të ndryshme thonë se pesë lojtarë të tjerë janë vendosur në listën e transferimeve.

Ekipi i drejtuar nga Enzo Maresca kaloi një sezon të suksesshëm, duke përfunduar me fitimin e Ligës së Konferencës dhe duke siguruar një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Para Kupës së Botës për Klube, Chelsea ka nënshkruar me sulmuesin anglez, Liam Delap dhe mbrojtësi francez, Mamadou Sarr, dhe duket se do të ketë edhe lëvizje të tjera në skuadrën e “Bluve të Londrës” përgjatë verës.

Të hënën, Chelsea lëshoi një komunikatë zyrtare, ku konfirmohej largimi i katër lojtarëve.

“Katër lojtarë do të largohen nga Chelsea në fund të këtij muaji, me kontratat e tyre aktuale që përfundojnë me 30 qershor”, thuhej në komunikatë.

“Portieri Lucas Bergstorm e përfundon periudhën e tij gjashtëvjeçare me klubin. Ai iu bashkua klubit tonë nga Turun Palloseura nga Finlalnda në sezonin 2018/19, dhe kaloi në disa nivele në akademinë tonë”, thuhet më tutje në komunikatën e Chelseat.

“Eddie Beach do të largohet po ashtu gjatë verës. Përfaqësuesi i Uellsit U21 nënshkroi me ne nga Southamptoni në vitin 2022”, vazhdon më tutje.

“Portieri tjetër që largohet nga Chelsea në fund të qershorit është edhe Luke Campbell, i cili ishte i rregullt me ekipin e U18”.

“Po ashtu i përfshirë në listën e largimeve është Dylan Ëilliams, i cili do të largohet në drejtim të Burton Albion”.

Ndërkohë, raportime nga “London Ëorld” bëjnë me dije se Robert Sanchez, Noni Madueke, Christopher Nkunku, Joao Felix dhe Raheem Sterling janë vënë në shitje.

Felix e Sterling ishin të huazuar tek AC Milan dhe Arsenal sezonin e kaluar, por asnjëri nuk arriti të performojë në nivelin e dëshiruar.

Sanchez, i cili bëri 32 paraqitje në Premierligë, ishte i stërkritikuar dhe mund të zëvendësohet në portë.

Nkunku, po ashtu nuk arriti të tregojë potencialin e tij, që nga ardhja në Londër nga Leipzigu për shumën e 52 milionë paundëve në vitin 2023. Për të interesim ka nga Bayern Muncheni.

Madueke në anën tjetër ka qenë i lidhur me një kalim te Napoli, por eksperti i transferimeve nga “Sky Sports” i ka mohuar këto thashetheme, duke thënë se Chelsea asnjëherë nuk ka menduar ta shesë sulmuesin anglez./GazetaExpress/

aaaaa