Chelsea nën akuzë, FA i vendos në shënjestër 74 rregulla të thyera nga klubi londinez - Gazeta Express
string(84) "chelsea-nen-akuze-fa-i-vendos-ne-shenjester-74-rregulla-te-thyera-nga-klubi-londinez"

Futboll

Gazeta Express

11/09/2025 14:09

Chelsea nën akuzë, FA i vendos në shënjestër 74 rregulla të thyera nga klubi londinez

Futboll

Gazeta Express

11/09/2025 14:09

Federata Angleze e Futbollit e ka vënë nën akuzë Chelsean për 74 rregulla të thyera që lidhen me pagesat e menaxherëve.

Akuzat i referohen periudhës që nis nga viti 2009 e deri më 2022 kur klubi londinez ishte nën pronësi të Roman Abramovichit, ndërsa fokusi është posaçërisht tek sezonet nga 2010/11 deri më 2015/16.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Angleze përmes një njoftimi zyrtar, shkruan “Gazeta Express”.

“Asociacioni i Futbollit e ka akuzuar sot Chelsea FC për thyerjen e rregullave J1 e C2 të rregullores së menaxherëve futbollistikë të FA, të rregullave A2 e A3 të rregullores së FA për Punën me Ndërmjetësit dhe të rregullave A1 e B3 të rregullores së FA rreth investimeve të palëve të treta në futbollistë. Në total, janë grumbulluar 74 akuza kundër Chelsea FC. Zanafilla e akuzave nis nga viti 2009 dhe vazhdon deri më 2022 dhe iu referohen posaçërisht ngjarjeve të ndodhura mes sezoneve sportive 2010/11 e 2015/16. Chelsea FC ka kohë për t’u përgjigjur deri më 19 shtator 2025”, njofton Federata Angleze.

Sipas asaj që e raporton “Sky Sports”, mes transferimeve të finalizuara nën akuzë janë edhe ato të Eden Hazard, Samuel Eto’o e Willian. /Gazeta Express