Chelsea është e shqetësuar për gjendjen fizike të Cole Palmer, pas një ndërhyrje të rëndë të Lisandro Martinezit gjatë ndeshjes së mbrëmshme me Manchester Unitedin.
Martinez i shpëtoi kartonit të kuq pas kësaj ndërhyrjeje të shëmtuar në yllin anglez të Chelseat, me gjyqtarin Rob Jones që edhe pas konsultimit me VAR-in, i qëndroi besnik vendimit të tij (vetëm karton i verdhë).
Trajneri i “Bluve të Londrës” iu dha një ditë pushim lojtarëve të tij, pasi arritën të marrin një barazim 1-1 në “Old Trraford” ndaj “Djajve të Kuq”.
Sipas “The Telegraph”, Chelsea shpresoi që e ënjtura në këmbën e majtë të anglezit do të kalojë, por që tashmë duhen patjetër teste mjekësore për të matur shkallën e lëndimit.
Kryeqytetasit besojnë dhe shpresojnë që Palmer do të jetë i gatshëm për stërvitje qysh këtë të martë.
Anglezi do të ketë mjaftë kohë të pushojë, pasi nuk është pjesë e listës së Chelseat për Ligën e Konferencës, aty ku do të përballet me Noah të Armenisë këtë të enjte.
Pas kësasj ndeshje, Chelsea do t’i bëj konak Arsenalit në “Stamford Bridge” të dielën.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...