Chelsea mund të humbasë avantazhin e fushës në Ligën e Kampionëve: Rregulli i UEFA-s shkakton kaos - Gazeta Express
string(97) "chelsea-mund-te-humbase-avantazhin-e-fushes-ne-ligen-e-kampioneve-rregulli-i-uefa-s-shkakton-kaos"

Futboll

Gazeta Express

29/01/2026 18:30

Chelsea mund të humbasë avantazhin e fushës në Ligën e Kampionëve: Rregulli i UEFA-s shkakton kaos

Futboll

Gazeta Express

29/01/2026 18:30

Një rregull shumë pak i njohur mund t’i dëmtojë gjasat e Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Blutë e Londres u kualifikuan në 1/8 e finales pas fitores 3:2 ndaj Napolit mbrëmë, shkruan Gazeta Express.

Por, ata mund të detyrohen që ndeshjen e parë si vendas mos ta luajnë në “Stamford Bridge”.

Në vend të kësaj, Chelsea do të detyrohej ta zhvillonte ndeshjen në një stadium neutral, për shkak të një rregulloreje të UEFA-s që lejon vetëm një ndeshje të luhet në të njëjtin qytet në të njëjtën mbrëmje.

Arsenali dhe Tottenhami e përfunduan fazën e grupeve mbi Chelsean, çka do të thotë se ata kanë përparësi për ndeshjet e së martës dhe të mërkurës mbrëma, më 17 dhe 18 mars.

Arsyeja pas këtij rregulli është që ndeshjet të mund të sigurohen në mënyrë adekuate nga policia, pa e mbingarkuar sistemin e sigurisë.

Si rrjedhojë, Chelsea do të duhej të kërkonte një përjashtim të veçantë nga UEFA për të anashkaluar këtë rregull, si dhe të siguronte mbështetjen e autoriteteve në Londër për ta organizuar përballjen.

Duke qenë se shumë ndeshje futbolli në Londër luhen në të njëjtën ditë gjatë fundjavave, ky aspekt nuk pritet të përbëjë problem.

UEFA thekson se ekipet nuk mund të luajnë në të njëjtin stadium, në të njëjtin qytet apo në qytete brenda një rrezeje prej 30 miljesh në ditën e ndeshjes.

Për ndeshjet eliminatore, UEFA këmbëngul:
“Federata kombëtare dhe klubet janë të detyruara që paraprakisht të identifikojnë dhe të njoftojnë një stadium alternativ ku ndeshja mund të zhvillohet në javën përkatëse.

Në një rast të tillë, ekipi me renditje më të ulët në fazën e ligës duhet të luajë në arenën alternative.

Megjithatë, në raste të jashtëzakonshme, një ekip i kualifikuar për të luajtur ndeshjen e dytë të këtyre raundeve mund të vendosë, duke njoftuar administratën e UEFA-s përpara shortit, ta përmbysë çiftin dhe të luajë ndeshjen e parë në shtëpi, në vend që të zhvillojë ndeshjen e dytë në një stadium alternativ.”

Chelsea mund të kërkojë të luajë të enjten, jashtë orareve të zakonshme të Ligës së Kampionëve që zhvillohen të martën dhe të mërkurën.

Por kjo do të kërkonte ndryshime në orarin e transmetimeve televizive, të cilat transmetuesit mund të mos jenë të gatshëm t’i pranojnë.

Në një deklaratë, UEFA ka thënë:
“Diskutimet mbi orarin janë duke vazhduar me autoritetet lokale lidhur me përplasjet e ndeshjeve në qytete për përballjet e ardhshme, përfshirë ato që do të luhen në muajin mars.”

Chelsea do të përballet me njërin nga Monaco, Qarabag, Newcastle ose PSG në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales dhe nuk do të dëshironte të hiqte dorë nga avantazhi i zhvillimit të një ndeshjeje në shtëpi në këtë çift.

Advertisement
Advertisement
Advertisement