Chelsea - Milan, super-sfida e natës - Gazeta Express
string(33) "chelsea-milan-super-sfida-e-nates"

Chelsea – Milan, super-sfida e natës

Futboll

Gazeta Express

05/10/2022 12:41

Chelsea dhe Milani do të përballen sonte në mes vete në sfidën kryesore të natës në Ligën e Kampionëve. “Blues” janë në kërkim të fitores së parë sezonale në këtë garë, kurse “Rossoneri” synojnë fitore në Londër për ta ruajtur primatin në grup

Sfida kryesore e natës së sontme në Ligën e Kampionëve do të luhet në Londër.

Lexo Edhe:

Chelsea dhe Milani do të përballen në mes vete në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare.

“Blues” janë në kërkim të fitores së parë pasi dështuan në dy takimet e para, shkruan “Gazeta Express”.

Ata e shohin veten në pozitën e fundit në Grupin E me vetëm 1 pikë nga 2 ndeshje.

Prandaj, Të Kaltrit s’kanë alternativë tjetër pos fitores, nëse duan të vazhdojnë të shpresojnë në kualifikim tutje.

Nga ana tjetër, “Rossoneri” po gëzojnë formë të mirë dhe kanë shkuar në “Stamford Bridge” me plot optimizëm.

Ata synojnë ta ruajnë pamposhtmërinë dhe pozitën e liderit me një fitore eventuale në Angli.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Salzburgu do të mundohet t’ia marrë Dinamo Zagrebit pozitën e dytë dhe të vazhdojë të ëndërrojë për kualifikim.

E sonte do të luhen edhe gjashtë ndeshje të tjera të xhiros së tretë, në Grupet F, G e H.

Skuadrat e mëdha si Real Madridi, Juventusi, Paris Saint-Germaini dhe Manchester City nuk pritet të hasin në probleme për t’i mposhtur kundërshtarët respektivë. /Gazeta Express/