Chelsea mezi fiton në Liverpool kundër Evertonit - Gazeta Express
string(48) "chelsea-mezi-fiton-ne-liverpool-kunder-evertonit"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 20:44

Chelsea mezi fiton në Liverpool kundër Evertonit

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 20:44

Chelsea e ka filluar me fitore sezonin e ri të Premier Ligës duke e mposhtur me rezultat 0-1 në Goodison Park të Evertonit në qytetin e Liverpoolit. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga penalltia dhe realizator i tij ishte Jorginho (45+9). Armando Broja luajti më shumë së 20 minuta në këtë ndeshje  

Chelsea e ka arritur fitoren e parë në fillimin e sezonit në Premier Ligë duke e mposhtur Evertonin.

Lexo Edhe:

Minutat e fillimit të ndeshjes ishin të qeta dhe rasti i parë më i mirë në ndeshje nuk u shënua deri në minutën e 19-të të ndeshjes. Ishte Mason Mount që pati një mundësi të mirë shënimi por goditja e tij nuk ishte aq e fuqishme sa për t’i shkaktuar telashe Pickfordit.

Everton do të mund të kishte kaluar në epërsi në minutën e 24-të po mos të ishte Mendy. Trakowski bëri një goditje me kokë të cilën portieri e priti në mënyrë spektakulare.

Minuta e 43-të do të shënonte një gol të anuluar për Chelsea. Sterling, i transferuar të Blutë e Londrës nga City shënoi por pas VAR u pa që ai ishte në pozitë jashtëloje.

Abdoulaye Doucoure i Everton shkaktoi penallti në minutën e 7 shtesë të pjesës së parë duke shkaktuar penallti të cilën në gol e shndërroi Jorginho pas dy minutave.

Abdoulaye Doucoure do të kishte pasur mundësi ta përmirësojë gabimin pasi që pati një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 52-të të ndeshjes.

Pjesa e dytë ishte shumë e qetë, me Everton që nuk gjenin hapësirë për të shënuar gol.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të hynte në këtë ndeshje në minutën e 75-të në vend të Kai Havertsit.

Rasti më i mirë në pjesën e dytë i takoi Chelseat. Sterling ishte përsëri afër shënimit të golit por mbrojtja e Everton reagoi mirë për ta bllokuar goditjen e tij.

Armando Broja po ashtu pati një goditje të bllokuar në minutën e tretë shtesë të takimit.

Në fund, Chelsea arrin fitoren e parë këtë sezon duke arkëtuar tri pikë. Për momentin ata janë në vendin e gjashtë në Premier Ligë. Në ndeshjen e radhës ata do ta presin Tottenham Hotspurs në Stamford Bridge. /GazetaExpress/