Chelsea ka gati ofertën e tretë për Wesley Fofanan - Gazeta Express
string(50) "chelsea-ka-gati-oferten-e-trete-per-wesley-fofanan"

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 14:39

Chelsea ka gati ofertën e tretë për Wesley Fofanan

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 14:39

Chelsea është duke përgatitur ofertën e tretë për Wesley Fofanan.

Të premten, klubi londinez bëri një ofertë prej 75 milionë funteve – por që u refuzua nga Leicester City, transmeton Gazeta Express.

“The Guardian” ka raportuar se Chelsea është gati të rrisë ofertën në 85 milionë funte.

“Blutë” thuhet se besojnë se kjo ofertë do të ishte e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e Fofanas, edhe pse trajneri i Leicester City, Brendan Rodgers, po insiston që lojtari të mos shitet.

21-vjeçari me “Dhelprat” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Qendërmbrojtësi që vlerësohet si një prej më të mirëve nga gjenerata e tij, te Leicester City u transferua para dy vjetësh nga AS Saint-Etienne për 35 milionë euro. /Gazeta Express/