Chelsea i ofron 130 milionë euro për Lukakun, por Interi s’do as të dëgjojë - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 8:30

Chelsea i ofron 130 milionë euro për Lukakun, por Interi s’do as të dëgjojë

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 8:30

Chelsea është i gatshëm t’i shpenzojë hiç më pak se 130 milionë euro për ta blerë Romelu Lukakun, por Interi nuk dëshiron as t’i dëgjojë ofertat e lerë më ta shesë sulmuesin belg.

Lukaku ishte tejet i rëndësishëm për Interin sezonin e kaluar, duke i ndihmuar ta fitojë titullin në Serie A për herë të parë që prej vitit 2010, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai i shënoi 30 gola dhe i dhuroi 10 asiste në 44 ndeshje në të gjitha garat për zikaltrit.

Ai ka rënë në sytë e Manchester City dhe Chelseat, por ofertat e larta për të janë hedhur poshtë nga klubi i tij.

Lukaku është futbollist kyç në ekipin e tij dhe pasi e humbi Antonio Conten, Interi nuk e ka ndërmend ta humbasë edhe belgun.

Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Interi i pagoi 74 milionë në vitin 2019 për ta marrë atë nga Manchester Unitedi, por vlera e tij është rritur dukshëm që prej atëherë.

Sipas SportItalia, Chelsea e kërkon një sulmues dëshpërimisht këtë verë dhe është i gatshëm t’i derdhë 130 milionë euro për ta siguruar një.

Të kaltrit e Londrës janë të gatshëm t’i shpenzojnë ato para në Lukakun, por siç qëndrojnë gjërat, Interi nuk e ka ndërmend t’i dëgjojë ofertat për përfaqësuesin belg. /Gazeta Express/