Chelsea i jep leksione Juventusit, Werner kthehet me gol - Gazeta Express
string(55) "chelsea-i-jep-leksione-juventusit-werner-kthehet-me-gol"

Futboll

Gazeta Express

23/11/2021 22:59

Chelsea i jep leksione Juventusit, Werner kthehet me gol

Futboll

Gazeta Express

23/11/2021 22:59

Chelsea është lider i ri i Grupit H.

Blutë i kanë dhënë leksione Juventusit në ndeshjen direkte për vendin e parë, duke triumfuar 4-0 në ‘Stamford Bridge’.

Lexo Edhe:

Vendasit e shënuan një gol në pjesën e parë dhe tre të tjerë në atë të dytë.

Fillimisht për 1-0 shënoi Trevoh Chalobah, në minutën e 25’.

Me të filluar pjesa e dytë, Reece James shënoi për 2-0 në minutën e 56’, dhe Callum Hudson-Odoi për 3-0 në atë të 58’.

Para se të përfundojë takimi, Werner u kthye me gol dhe shënoi për 4-0.

Me këtë fitore, që ishte për vendin e parë, Chelsea e ka pushtuar me 12 pikë, aq ka edhe Juve, por Blutë kanë statistika më të mira. /Gazeta Express/