Kryendeshja e së martës në Ligën e Kampionëve është ajo mes Chelseat dhe Barcelonës.
Ndeshja luhet në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër dhe i përket xhiros së pestë të fazës së ligës.
Takimi nis në ora 21:00 dhe tashmë dy trajnerët, Enzo Maresca dhe Hansi Flick kanë vendosur për 11-shet startuese.
Në portën e vendasve është Robert Sanchez, teksa Maresca ka vendosur që në krye të sulmit të jetë anësori, Pedro Neto. Nga fillimi e nisin edhe Alejandro Garnacho me talentin brazilian, Estevao.
Ndërkohë, te Barcelona nga fillimi luan Lamine Yamal, i cili do të ketë ndihmën e Robert Lewandowskit dhe Ferran Torresit në sulm.
FORMACIONET ZYRTARE:
CHELSEA: Sanchez; Gusto, Fofana, Chalobah, Cucurella; Caicedo, James; Estevao, Fernandez, Garnacho; Neto.
BARCELONA: Garcia, Koundé, Eric Garcia, Cubarsi, Balde, De Jong, Fermín; Lamine Yamal, Lewandowski, Ferran Torres./GazetaExpress/