Chelsea fiton në fund ndaj Crystal Palace - Gazeta Express
string(41) "chelsea-fiton-ne-fund-ndaj-crystal-palace"

Chelsea fiton në fund ndaj Crystal Palace

Futboll

Gazeta Express

01/10/2022 17:58

Me përmbysje të rezultatit, Chelsea ka arritur fitore në fund të ndeshjes ndaj Crystal Palace, në kuadër të javës së nëntë në Premierligë.

Edouard kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e shtatë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Aubameyang barazoi gjithçka në minutën e 38-të, duke e shënuar golin e parë si lojtar i Chelseat.

E goli i fitores erdhi pikërisht në minutën e fundit të ndeshjes, kur shënoi Gallagher.

Me këtë fitore, Chelsea tani shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e pestë, kurse Crystal Palace mbetet i 16-ti me gjashtë pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/