Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë pas dy humbjeve radhazi.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino triumfoi sonte në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t, shkruan Gazeta Express.
Përballja në “Selhurst Park” përfundoi me rezultatin 1:3, me Chelsean që pikët e plota i fitoi me përmbysje.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Jefferson Lerma (30’).
Por, “Blutë” përmbysen gjithçka në vazhdim me Conor Gallagher (47’, 90+1’) dhe Enzo Fernandez (90+4’), që realizuan golat e fitores.
Chelsea pas këtij triumfi ka 34 pikë dhe ngjitet në pozitën e dhjetë.
Crystal Palace mbetet në pozitën e 15-të me 24 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/
LNeptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT”...