Chelsea ka shënuar një fitore shumë të thellë në Ligën e Konferencës.
Blutë e Londrës triumfuan në shtëpi 8:0 ndaj ekipit Noah, në javën e tretë, shkruan Gazeta Express.
Dy gola të Joao Felix dhe Nkunku si dhe nga një nga Adarabioyo, Guiu, Disasi dhe Mudryk i dhanë fitoren e thellë ekipit të Marescas.
Me këtë fitore, Chelsea merr primatin me nëntë pikë nga tri ndeshje në Ligën e Konferencës.
Në anën tjetër, Noah bie në vendin e 28-të me tri pikë të grumbulluara.