Chelsea e vendos në listën e shitjes yllin 40-milionësh - Gazeta Express
string(55) "chelsea-e-vendos-ne-listen-e-shitjes-yllin-40-milionesh"

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 16:40

Chelsea e vendos në listën e shitjes yllin 40-milionësh

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 16:40

Sulmuesi i Chelseat, Liam Delap, raportohet se do të jetë i disponueshëm për transferim këtë verë, pavarësisht se u transferua nga Ipswich Town për 30 milionë paund në vitin 2025.

Delapi, i cili doli nga akademia e Manchester Cityt, bëri paraqitje të mira me Ipswich në sezonin e tij të parë në Premierligë, edicioni 2024/25, duke shënuar 12 gola në 37 ndeshje, çka i siguroi transferimin te Chelsea.

Në të njëjtën verë, klubi nga “Stamford Bridge” transferoi edhe sulmuesit Joao Pedro, Estevao dhe Jamie Gittens.

Pedro ka impresionuar në sezonin e tij të parë në Londrën perëndimore dhe duket se është zgjedhja e parë nën drejtimin e trajnerit Liam Roseniorit, ndërsa Delapi këtë sezon ka qenë titullar vetëm në 12 ndeshje të Premierligës, duke shënuar vetëm një gol.

Si rezultat, 23-vjeçari, i cili ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2031, mund të largohet këtë verë.

Sipas raportimeve, ai është në dispozicion për transferim mes interesimit nga Newcastle United i drejtuar nga Eddie Howe, shkruan “SPORTBible”.

Raportohet se Chelsea e vlerëson lojtarin rreth 40 milionë paund, pra 10 milionë më shumë sesa pagoi për të verën e kaluar.

Te Newcastle, Delapi do të konkurronte për një vend titullari me Will Osulan, Nick Woltemaden dhe Yoane Wissan.

Ndërkohë, lojtarë kyç si Enzo Fernandezi dhe Cole Palmeri janë lidhur me transferime të mundshme këtë verë, me Fernandezin që përflitet për një kalim te kampionët e Evropës, Paris Saint-Germain.

Pas humbjes së Chelseat ndaj PSG-së që çoi në eliminimin nga Liga e Kampionëve, Fernandezi shtoi dyshimet për të ardhmen e tij duke deklaruar: “Kanë mbetur edhe tetë ndeshje dhe FA Cup. Pastaj është Kupa e Botës dhe më pas do të shohim”.

Megjithatë, pavarësisht këtyre raportimeve, trajneri Rosenior këmbënguli se lojtarët janë të përkushtuar ndaj klubit.

Ai tha se ka marrëdhënie shumë të mira me ta dhe se asnjë lojtar nuk ka shprehur dëshirë për t’u larguar këtë verë.

Ai shtoi se bisedat janë më shumë të fokusuara te përmirësimi i ekipit dhe mënyrat për të fituar, sesa te largimet e mundshme./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement