Chelsea e vendos çmimin e huazimit të Lukakut - Gazeta Express
string(45) "chelsea-e-vendos-cmimin-e-huazimit-te-lukakut"

Futboll

Gazeta Express

16/06/2022 15:10

Chelsea e vendos çmimin e huazimit të Lukakut

Futboll

Gazeta Express

16/06/2022 15:10

Chelsea është pajtuar që ta huazojë Romelu Lukakun në Inter për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi belg dëshpëroi me paraqitjet e tij në edicionin e kaluar në Premierigë, prandaj “Blues” tash po shikojnë alternativa të tjera.

Ish-futbollisti i Evertonit dhe i Manchester Unitedit dëshiron të rikthehet në Serie A, ku kishte shfaqur formë të jashtëzakonshme tek Interi, me të cilin e kishte fituar titullin e kampionit në Itali.

Por, për ta lënë gjigantin e sulmit që të largohet në formë huazimi në drejtim të qytetit të Milanos, Të Kaltrit i kërkojnë 15 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, nënkampioni italian është i gatshëm t’i paguajë vetëm 10 milionë euro.

Por, në fund mund të gjendet “mesi i artë”, në mënyrë që Lukaku të rikthehet në Inter.

“Nerazzurri”, krahas përfaqësuesit belg pritet ta transferojnë edhe Paolo Dybalan. /Gazeta Express/