Chelsea e pret klubin e rënë nga Premierliga, me synim për ta ruajtur pozitën e tretë - Gazeta Express
string(84) "chelsea-e-pret-klubin-e-rene-nga-premierliga-me-synim-per-ta-ruajtur-poziten-e-trete"

Chelsea e pret klubin e rënë nga Premierliga, me synim për ta ruajtur pozitën e tretë

Gazeta Express

14/07/2020 20:30

Chelsea do të kërkojë ta ruajë pozitën e tretë në Premierligë në përpjekje për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, kur e pret Norwichin, klubin që tashmë ka rënë në Championship.

Chelsea është nikoqir i Norwich City në në Stamford Bridge një ndeshje të javës së 36-të, e cila nis në orën 21:15, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të kaltrit e Londrës renditen në vendin e tretë me vetëm një pikë më shumë se Leicester City dhe Manchester Unitedi, me pesë më shumë se Wolves që e ndjekin nga mbara, prandaj çfarëdo rezultati përveç fitores ndaj skuadrës së fundit në renditje do të nënkuptonte hap shumë i madh mbrapa.

Skuadra e Frank Lampard vjen nga një humbje dëshpëruese 3:0 kundër Sheffield United në fundjavë dhe sigurisht se nuk dëshiron të lejojë më shumë befasi sonte.  

Norwich, ndërkohë, është konfirmuar si skuadra e parë që ka rënë nga Premierliga dhe nuk ka shumë për çfarë të luajë sonte.

Formacionet zyrtare:

Chelsea:

Norwich: