Chelsea do t'i shesë lojtarët Emerson e Moses - Gazeta Express
string(44) "chelsea-do-ti-shese-lojtaret-emerson-e-moses"

Gazeta Express

26/03/2020 16:45

Chelsea do t’i shesë lojtarët Emerson e Moses

Gazeta Express

26/03/2020 16:45

“Blues” synojnë t’i fitojnë mbi 30 milionë euro nga shitja e dy lojtarëve të tyre, e në ndërkohë me ato para duan ta blejnë një mbrojtës të majtë

Chelsea është e interesuar t’i shesë dy lojtarët e tij, Emerson dhe Victor Moses, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ideja e “Blues” është që të bëjnë para për transferimin e një mbrojtësi të majtë të ri.

Fituesi i fundit i Europa Leagues po synon t’i fitojë mbi 30 milionë euro nga shitja e këtyre dy lojtarëve.

Me këtë rast, Të Kaltrit do t’ia mësynin njërin prej tre objektivat që i kanë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Leicester Cityt, Ben Chilwell, atë të Ajaxit, Nicolas Tagliafico ose futbollistin e Portos, Alex Telles.

Spekulohet se Chelsea mund të hyjë në garë edhe për mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut, David Alaba. /Gazeta Express/