Chelsea dhe Manchester United ndahen baras pa gola - Gazeta Express
string(50) "chelsea-dhe-manchester-united-ndahen-baras-pa-gola"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 19:33

Chelsea dhe Manchester United ndahen baras pa gola

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 19:33

Chelsea dhe Manchester United janë ndarë baras në një ndeshje pa gola të dielën, duke e bërë edhe më të hapur luftën për top katërshe në Premierligë.

Derisa barazimi 0:0 në Stamford Bridge e bën të hapur luftën për kualifikim në Ligën e Kampionëve, po ashtu i shkon përshtati liderit Manchester City që tani ka një epërsi prej 12 pikëve në rrugë për ta rikthyer titullin në Etihad, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të kaltrit e kishin nën kontroll lojën për pjesën më të madhe të takimit, duke krijuar më shumë se vizitorët United por pa qenë në gjendje ta thyejnë akullin.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Chelsean pas një serie të fitoreve radhazi që prej se Thomas Tuchel i mori në dorën frenat e klubit.

Chelsea vijon të jetë i pamposhtur nën udhëheqjen e trajnerit gjerman edhe pas 10 ndeshjeve.

Për Unitedin, ndërkohë, ky ishte barazimi i tretë në pesë ndeshjet e fundit.

Unitedi e mban pozitën e dytë me 50 pikë, 12 më pak se lideri City.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ndiqet nga Leicester City me 49 pikë, West Hami 45, Chelsea 44 dhe Evertoni dhe Liverpooli me nga 40.

Kjo e fundit ndeshjen e kësaj jave e zhvillon sonte kundër skuadrës së fundit në tabelë, Sheffield Utd. /Gazeta Express/