Chelsea barazon edhe me Brentfordin - Gazeta Express
string(35) "chelsea-barazon-edhe-me-brentfordin"

Chelsea barazon edhe me Brentfordin

Gazeta Express

02/03/2024 18:01

Chelsea ka regjistruar barazimin e dytë rresht në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino sot ndau pikët me Brentfordin, në kuadër të javës së 27-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Brentford Community Stadium” përfundoi me rezultatin 2:2.

Mads Roerslev Rasmussen (50′) dhe Yoane Wissa (69′) realizuan golat për vendasit.

Ndërsa, për “Blutë” golat u shënuan nga Nicolas Jackson (35′) dhe Axel Disasi (83′).

Chelsea pas këtij barazimi ka 36 pikë dhe ndodhet në pozitën e 11-të në tabelë.

Brentfordi është në pozitën e 15-të me dhjetë pikë më pak. /Gazeta Express/

Standings provided by Sofascore