Sipas talkSPORT, mbrojtësi i talentuar Jorrel Hato ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsea, dhe tani pritet vetëm arritja e një marrëveshjeje mes klubit londinez dhe Ajaxit.
Marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim për një shifër prej rreth 40 milionë paund, teksa Chelsea synon të përmbyllë transferimin sa më shpejt.
🔄 Pse e do Chelsea Haton?
Trajneri Enzo Maresca ka kërkuar një mbrojtës të gjithanshëm, dhe Hato, i cili luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë, i përmbush të gjitha kërkesat:
Ky do të jetë nënshkrimi i 8-të i verës për Chelsean
Hato do të jetë përforcimi i tetë për Chelsean këtë verë, pas: João Pedro, Liam Delap, Jamie Gittens, Estêvão Willian, Kendry Páez, Mamadou Sarr dhe Dario Essugo
Chelsea vazhdon të ndërtojë një projekt afatgjatë me talente të rinj, dhe Hato shihet si një investim kyç për të ardhmen e mbrojtjes blu në Stamford Bridge. /GazetaExpress/