Chelsea arrin marrëveshje për portierin Mendy - Gazeta Express
string(45) "chelsea-arrin-marreveshje-per-portierin-mendy"

Gazeta Express

19/09/2020 17:05

Chelsea arrin marrëveshje për portierin Mendy

Gazeta Express

19/09/2020 17:05

Blutë e Londrës pritet që ta transferojnë lojtarin e shtatë në klub gjatë këtij afati kalimtar

Chelsea ka arritur marrëveshje për ta transferuar për rreth 22 milionë funte me Rennes për portierin Edouard Mendy, ka konfirmuar Goal.

Lexo Edhe:

29 vjeçari ka arritur marrëveshje verbale për një kontratë pesë vjeçare me ekipin nga Londra Perëndimore dhe pritet që ta marrë lejen e punës, t’i kryejë testet mjekësore dhe kështu të luajë në Britaninë e Madhe.

Blutë ka kohë që janë duke biseduar me këtë synim të tyre, me skuadrën e Ligue 1 që kërkonin shumë para sepse dëshironin të kanë parasysh zëvendësimin e tij.

Rennes ka kërkuar edhe Fikayo Tomori në huazim si pjesë e marrëveshjes por Blutë nuk dëshirojnë të largojnë shumë lojtarë gjatë këtij afati kalimtar.

Këshilltari teknik i Chelsea, Petr Cech thuhet se ka insistuar për të marrë një portier të ri, mendimi i të cilit është marrë parasysh.

Mendy ka luajtur për një sezon me skuadrën e Julien Stephan, duke luajtur 34 ndeshje dhe ishte një ndër lojtarët kyç të Rennes që pati rol në kualifikimin për herë të parë të kësaj skuadre në Ligën e Kampionëve. /GazetaExpress/