Chellini: "Kafshimi i Suarezit? Pjesë e lojës, edhe unë jam një bir k…." - Gazeta Express
string(65) "chellini-kafshimi-i-suarezit-pjese-e-lojes-edhe-une-jam-nje-bir-k"

Gazeta Express

21/05/2020 20:59

Chellini: “Kafshimi i Suarezit? Pjesë e lojës, edhe unë jam një bir k….”

Gazeta Express

21/05/2020 20:59

Autobiografia e Giorgio Chiellinit është plot me fraza të paharrueshme.

Detaje të saj po publikohen pothuajse çdo ditë dhe sigurisht kanë shkaktuar polemika.

Lexo Edhe:

Gazeta “AS” ka zbuluar kapitullin në të cilin flet për kafshimin që i dha Luis Suárezi në Kupën e Botës “Brazil 2014”, pak para se uruguaiani të nënshkruante për Barçën.

Chiellini jo vetëm që e justifikon Suárezin, por shpjegon se “unë e admiroj ligësinë e tij, nëse ai e humb atë, do të bëhej një sulmues normal”.

Mbrojtësi qendror italian siguron: “Unë jam gjithashtu një bir k**** në fushë dhe jam krenar për këtë: keqdashja është pjesë e futbollit, nuk i quaj parregullsi”.

Për këtë arsye, Chellini mendon se “mora një kafshim, por kjo ishte strategjia e tij e kontaktit gjatë duelit dhe, nëse mund ta them, është gjithashtu imja. Ai (Suarez) dhe unë jemi njëlloj dhe më pëlqen të përballem me sulmues të tillë.”

Lojtari i Juves shpjegon se foli me Suárezin dy ditë pas incidentit, megjithëse insiston se nuk ishte e nevojshme që ai të kërkonte falje.

Madje pranon se “për të mposhtur rivalin duhet të jesh i zgjuar. Unë e di se kur është e nevojshme të provokosh. Është më shumë iracionale, pothuajse një perceptim emocional.”