Check Up-i/ Sot seanca në GJKKO mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit - Gazeta Express
string(66) "check-up-i-sot-seanca-ne-gjkko-mes-vilma-nushit-dhe-albana-vokshit"

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 9:00

Check Up-i/ Sot seanca në GJKKO mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 9:00

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) zhvillohet sot në orën 09:00 seanca e radhës për çështjen e shpifjes mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së PD, Albana Vokshi.

Seanca e mëparshme, e parashikuar më 12 qershor, u shty për shkak të mungesës së Vokshit, ndërsa Nushi ishte e pranishme në sallë.

Padia është ngritur nga Vilma Nushi dhe kompania “3P Life Logistic sh.p.k.” – koncesionare e shërbimit të Check Up-it – të cilat pretendojnë se deklaratat publike të Vokshit janë të pavërteta dhe përbëjnë shpifje. Sipas padisë, shifra e kontratës në 10 vite është 63 milionë euro, ndërsa deputetja demokrate ka akuzuar publikisht se kostoja arrin në 130 milionë euro.

Gjykimi pritet të hetojë nëse deklaratat e Vokshit bien ndesh me të dhënat zyrtare dhe nëse përbëjnë vepër penale.