CHECK UP! - Gazeta Express
string(10) "check-up-2"

Shneta

Gazeta Express

12/09/2021 13:54

CHECK UP!

Shneta

Gazeta Express

12/09/2021 13:54

Kontrolli periodik i shëndetit është tepër i rëndësishëm për të evidentuar në kohë problemet para se ato të bëhen shqetësuese.

Në këtë mënyrë pacienti ka të gjitha mundësitë që të reagojë në kohë dhe të marrë trajtimin e duhur pa qënë ende shumë vonë. Me diagnostikimin dhe marrjen e trajtimit në kohën e duhur ju i shtoni vetes shancet për një jetë më të mirë, më të gjatë dhe më të shëndetshme. Mosha, gjinia, historiku familjar, mënyra e jetesës dhe lloji i rutinës së përditshme janë faktorë të rëndësishëm që formulojnë një check up të personifikuar, tamam si një kostum të qepur pas trupit në mënyrë që nga rezultatet e tij të përfitohet në maksimum.

Lexo Edhe:

Kanceri i kolonit, i gjirit apo prostatës, diabeti, sëmundjet kardiake, degjenerimet kockore si dhe shumë sëmundje të tjera mund të parandalohen lehtësisht me kontrolle të përgjithshme periodike. Kushtojini disa orë në 6 muaj ose në 1 vit shëndetit tuaj dhe jetoni shëndetshëm për shumë më gjatë.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten