Sonte, me fillim nga ora 20:45, Shqipëria do të sfidohet nga rivali i urryer, Serbia në ndeshjen që luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
Shqipëria momentalisht ka një pikë më shumë se Serbia në vendin e dytë, por edhe një ndeshje më shumë, andaj fitoja është e mirëseardhur.
Mirëpo, para nisjes së ndeshjes, kemi pyetur Inteligjencën Artificiale të “Chat GPT” për të parashikuar rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi – Shqipëri, që luhet sonte në Leskovc.
“Chat GPT” parashikon që ndeshja do të mbyllet me barazim, një rezultat që nuk i bën nder komëbtares shqiptare.
“Duke marrë parasysh:
Serbia zakonisht është e fortë në shtëpi dhe ka mbrojtje të qëndrueshme.
Shqipëria është e organizuar, shpesh luan mirë në ndeshjet jashtë vendit, dhe mund të jetë e rrezikshme në kundërsulm.
Historiku i përballjeve mes tyre ka qenë i ekuilibruar, me shumë barazime dhe pak gola.
Parashikimi im realist do të ishte:
Serbi 1 – 1 Shqipëri
Serbia mund të shënojë një gol në pjesën e parë nga një aksion të organizuar.
Shqipëria mund të përgjigjet me një gol të kundërsulmit në pjesën e dytë”, ka qenë përgjigja e “Chat GPT”.
Ndeshja Serbi – Shqipëri nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Dubocica”./GazetaExpress/