Charli XCX thotë se dëshiron ta lërë muzikën - Gazeta Express
string(44) "charli-xcx-thote-se-deshiron-ta-lere-muziken"

Yjet

Gazeta Express

09/03/2026 18:50

Charli XCX thotë se dëshiron ta lërë muzikën

Yjet

Gazeta Express

09/03/2026 18:50

Kjo deklaratë vjen edhe pse këngëtarja ka përjetuar një periudhë shumë të suksesshme në muzikë….

Këngëtarja britanike Charli XCX ka surprizuar fansat me një deklaratë të fundit, duke lënë të kuptohet se në të ardhmen mund të largohet nga muzika për t’u fokusuar më shumë në aktrim.

Gjatë një paraqitjeje në serinë e YouTube Feeding Starving Celebrities, të moderuar nga Quen Blackwell, artistja u pyet nëse e sheh veten më shumë në botën e aktrimit. Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë: ajo tha se dëshiron të lërë muzikën dhe të provojë veten në film.

Kjo deklaratë vjen edhe pse këngëtarja ka përjetuar një periudhë shumë të suksesshme në muzikë. Albumi i saj Brat fitoi çmimin për Albumin më të mirë Dance/Electronic në Grammy Awards në vitin 2025.

Kur Blackwell i kujtoi këtë sukses, Charli reagoi me humor duke pyetur: “Çfarë tjetër mbetet për të bërë?”

Artistja tregoi gjithashtu një ide që do të donte ta shihte të realizuar në kinema, një film në stilin e sagës horror Final Destination, por me një kast të përbërë nga vajza shumë të njohura të kulturës pop. Në një video të mëparshme në TikTok, ajo kishte përmendur si pjesë të mundshme të kastit emra si Rachel Sennott, Alex Consani, Gabbriette dhe Romy Mars.

Së fundmi, këngëtarja është shfaqur edhe në filmin The Moment, ku interpreton një version të imagjinuar të vetes.

Në projekt marrin pjesë edhe emra të njohur si Kylie Jenner, Kate Berlant, Alexander Skarsgård, Rosanna Arquette dhe Jamie Demetriou. Filmi ndjek historinë e një versioni imagjinar të këngëtares, e cila përballet me presionin e industrisë muzikore ndërsa përgatitet për një turne të madh.

Sipas artistes, ideja për këtë projekt lindi nga presioni i kompanisë së saj diskografike për të realizuar një dokumentar rreth albumit “Brat” dhe turneut të saj. Megjithatë, ajo zgjodhi ta shndërronte konceptin në një histori fiction.

“Është një histori e trilluar, por ndoshta përshkrimi më realist i industrisë së muzikës që kam parë ndonjëherë,” është shprehur ajo më herët.

Advertisement
Advertisement
Advertisement