Championsi do të vazhdojë sonte me katër sfida të tjera, mysafirët favoritë - Gazeta Express
string(74) "championsi-do-te-vazhdoje-sonte-me-kater-sfida-te-tjera-mysafiret-favorite"

Futboll

Gazeta Express

18/02/2026 10:34

Championsi do të vazhdojë sonte me katër sfida të tjera, mysafirët favoritë

Futboll

Gazeta Express

18/02/2026 10:34

Liga e Kampionëve do të vazhdojë me katër ndeshje të tjera të fazës së “play-off”-it sonte.

Mbrëmë pamë ndeshje spektakolare, ndërsa njëjtë pritet të ndodhë edhe sonte.

Nata do të nisë me përballjen mes Qarabag dhe Newcastle United, shkruan “Gazeta Express”.

Mysafirët shihen si favoritë për të triumfuar në Baku të Azerbajxhanit dhe për ta prerë biletën për në të tetën e finales, ndonëse futbollit nuk i dihet kurrë.

Edhe në duelet tjera të natës së sontme, ekipet mysafire janë favorite.

Nënkampioni evropian, Inter do ta vizitojë skuadrën Bodo/Glimt.

“Nerazzurri” për pak mbetën jashtë Top-8 dhe fazën eliminuese do ta kërkojnë vetëm përmes “play-off”-it.

Skuadra e Cristian Chivu do të mundohet ta krijojë sonte kapitalin në Norvegji para ndeshjes së kthimit, të cilën do ta zhvillojë më pas në shtëpi.

Një ndeshje interesante mund të jetë ajo mes Club Brugge dhe Atletico Madrid.

“Los Colchoneros” do t’i hyjnë kësaj loje duke e menduar paraqitjen e madhe që e bënë me Barcelonën në Copa del Rey, por jo edhe atë ndaj Rayo Vallecanos në La Liga.

Nga ana tjetër, belgët do ta kërkojnë mrekullinë ndaj ekipit madrilen.

E sfida e katërt e natës do të jetë ajo mes Olympiacosit dhe Bayer Leverkusenit.

Grekët do të mundohen ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendës dhe të mbështetur nga fansat e tyre të flaktë dhe të zhurmshëm, t’i ndalin “Farmaceutikët”.

Kurse, gjermanët sigurisht që e kanë marrë rrugën drejt Athinës për rezultat të favorshëm para lojës së kthimit, që e luajnë në shtëpi.

Tri ndeshje sonte do të nisin prej orës 21:00, kurse një tjetër prej 18:45. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement