Champions League, kush ka gjasa e kush jo për t'u kualifikuar tutje - Gazeta Express
string(65) "champions-league-kush-ka-gjasa-e-kush-jo-per-tu-kualifikuar-tutje"

Futboll

Gazeta Express

07/12/2021 10:32

Champions League, kush ka gjasa e kush jo për t’u kualifikuar tutje

Futboll

Gazeta Express

07/12/2021 10:32

Sonte dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e fundit e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku do të bëhet e ditur gjithçka.

Momentalisht, kualifikimin tutje e kanë siguruar: Ajax, Bayern, Chelsea, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Sporting CP.

Lexo Edhe:

Ndërsa, ende mund të kualifikohen tutje këto ekipe: AC Milan, Atalanta, Atlético, Barcelona, Benfica, LOSC Lille, Porto, Salzburg, Sevilla, Villarreal dhe Wolfsburg

Kualifikimin në Evropa Ligë e kanë siguruar Dortmund, Sheriff dhe Zenit.

Gazeta Express ua sjellë gjendjen në secilin grup të Ligës së Kampionëve, një xhiro para fundit të kësaj faze.

Grupi A

•  Manchester City kalon në raundin tjetër si fitues i grupit.

•  Parisi kalon në raundin tjetër si nënkampion i grupit.

•  Leipzig do të përfundojë i treti dhe do të hyjë në play-off-in e UEFA Europa League nëse fiton, nëse barazon dhe Club Brugge nuk fiton, ose pavarësisht nëse Club Brugge humbet.

•  Club Brugge do të përfundojë i treti dhe do të hyjë në play-off-in e UEFA Europa League nëse fiton dhe Leipzig nuk e fiton, ose nëse barazon dhe Leipzig humbet.

Grupi B

• Liverpool kalon në raundin tjetër si fitues i grupit.

• Porto do të kalojë nëse fiton, ose nëse barazon dhe Milani nuk fiton.

• Atlético do të kalojë nëse fiton dhe Milani jo.

• Milani do të kalojë nëse fiton dhe ndeshja tjetër barazohet.

Grupi C

• Ajax kalon në raundin tjetër si fitues i grupit.

• Sporting kalon në raundin tjetër si nënkampion i grupit.

• Dortmundi do të përfundojë i treti dhe do të hyjë në play-off-in e UEFA Europa League.

• Besiktas do të përfundojë i katërti.

Grupi D

• Real Madridi kalon në raundin tjetër. Ata do të përfundojnë të parët nëse nuk humbasin nga Interi.

• Interi kalon në raundin tjetër. Ata do të përfundojnë të parët nëse mposhtin Madridin.

• Sherifi do të përfundojë i treti dhe do të hyjë në play-off-in e UEFA Europa League.

• Shakhtar do të përfundojë i katërti.

Grupi E

• Bayern kalon në raundin tjetër si fitues i grupit.

• Barcelona do të kalojë nëse fiton, ose nëse Benfica nuk fiton.

• Benfica do të kalojë nëse fiton dhe Barcelona nuk fiton.

• Dynamo konfirmohet në vendin e katërt.

Grupi F

• Manchester United kalon në raundin tjetër si fitues i grupit.

• Villarreali do të kalojë nëse shmang humbjen. Ata do të përfundojnë të tretët nëse humbasin.

• Atalanta do të kalojë nëse fiton. Ata do të përfundojnë të tretët nëse barazojnë.

• Young Boys nuk mund të përfundojnë në dy vendet e para. Ata do të përfundojnë të tretët nëse fitojnë dhe Atalanta humbet.

Grupi G

• LOSC Lille do të kalojë nëse ata shmangin humbjen. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë, ose nëse barazojnë dhe Salzburgu nuk fiton.

• Salzburgu do të kalojë nëse shmang humbjen. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe LOSC jo.

• Sevilla do të kalojë nëse fiton. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe Lille humbasin.

• Wolfsburgu do të kalojë nëse fiton. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe ndeshja tjetër është barazuar.

Grupi H

• Chelsea kalon në raundin tjetër. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë, nëse barazojnë dhe Juventusi nuk fiton, ose nëse Juventus humbet.

• Juventusi kalon në raundin tjetër. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe Chelsea jo, ose nëse Juventus barazon dhe Chelsea humbet.

• Zenit do të përfundojë i treti dhe do të hyjë në play-off-in e UEFA Europa League.

• Malmö do të përfundojë i katërti.

/Gazeta Express/