Challandes për transferimin e Rrahmanit: Napoli ka bërë blerje të shkëlqyeshme!


Gazeta Express
17 Janar 2020 18:59

Bernard Challandes, trajneri i Kombëtares së Kosovës, ka komentuar për “Radio Kiss Kiss Napoli” transferimin e Amir Rrahmanit te Napoli.

Lojtari të premten ka kryer testet mjekësore, zyrtarizimi do të vije së shpejti.

Raportohet se Napoli ka paguar për të 14 milionë euro, ndërsa futbollisti do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare dhe do të fitojë 1.8 milionë euro në sezon.

Rrahmani është lojtar i kompletuar, mbrojtës modern. Ai i përdor të dy këmbët, loja e tij në ajër është fantastike. Ai ka luajtur te Dinamo Zagreb edhe si mbrojtës i majtë, mund ta bëjë edhe atë pozitë sepse është i mençur. Ai mund të luajë në të tri pozicionet e mbrojtjes, ashtu siç po bën te Verona dhe ekipi kombëtar. Adaptohet shumë lehtë për nevojat e trajnerit”, tha Challandes.

Karakteri i Rrahmanit: “Ai ka personalitet të mirë. Ka vetëbesim, është lojtar i qetë. Napoli ka bërë blerje fantastike. Për një kohë të shkurtër ai është bërë lider në mbrojtje, falë karakterit të tij. Ai është lider edhe në zhveshtore, dhe prandaj është edhe kapiten. Para Krishtlindjeve lexova se mund të shkojë në Napoli. Gjëja më e rëndësishme është që të ketë hapësira edhe nëse atje është konkurrenca e fortë”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart