Challandes i frikësohet Gambisë, paralajmëron deri në 6 ndryshime në formacion - Gazeta Express
string(77) "challandes-i-frikesohet-gambise-paralajmeron-deri-ne-6-ndryshime-ne-formacion"

Challandes i frikësohet Gambisë, paralajmëron deri në 6 ndryshime në formacion

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 22:43

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Antalia para miqësores së radhës kundër Gambisë, e cila zhvillohet nesër mbrëma në orën 19:00.

Edhe gjatë kësaj stërvitje, futbollistët kanë punuar me zell të madh, teksa kanë aplikuar në praktikë të gjitha instruksionet e përzgjedhësit, Bernard Challandes.

Lexo Edhe:

Dardanët do të kërkojnë vetëm fitore nga kjo miqësore, pas humbjes nga Guinea.

Para sfidës ka folur edhe trajneri, Challandes.

“Ne kemi luajtur kundër Guinesë. Ishte ekip i mirë, lojë e mirë. Nuk ishte lojë e lehtë për ne. Tani do të luajmë kundër Gambisë. Kemi këtu në Turqi disa ekipe tjera të Afrikës si Togo, Nigeri dhe i kemi parë rezultatet e tyre. Gambia ka fituar kundër Guinesë. Kjo do të thotë se Gambia është po ashtu një ekip shumë i mirë, i fortë. Ata fituan 1:0. Për ne do të jetë një tjetër ndeshje interesante dhe e vështirë”, tha ai.

“Gambia ka organizim shumë të mirë me formacionin 4-4-2. Shumë kompakt, agresiv dhe me shpejtësi. Kjo do të thotë se do të kemi probleme tjera”.

“Gjithsesi, mendoj se ekipi është mirë dhe ka bërë punë të mirë. Nuk kemi stërvitur shumë sepse ka qenë e pamundur. Një ditë pas ndeshjes kemi bërë rikuperim të mirë, por edhe sot stërvitje me intensitet të mirë, por jo shumë të rëndë”.

“Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe të shohim se si lojtarët tanë mund të luajnë për herën e dytë në të njëjtën javë, në këtë periudhë. Ndoshta nuk jemi në formën e jashtëzakonshme fizike, por lojtarët tashmë kanë bërë punë të mirë”.

“Ata janë të gatshëm për të luftuar dhe nëse duhet të ndryshojmë deri në gjashtë lojtarë, ne do ta bëjmë”.

“Do ta shohim se çfarë do të ndodh në këtë ndeshje. Do të jetë ndeshje e vështirë, por shpresoj që ne ta luajmë futbollin tonë, të provojmë të qëndrojmë mirë në mbrojtje dhe të kemi ndoshta edhe posedimin e topit e të provojmë të krijojmë më shumë mundësi shënimi. Kundër Guinesë ishte mirë. Do të provojmë edhe nesër të luajmë ndeshje të mirë. Duhet të jetë për secilin lojtar një eksperiencë e mirë këtu në Turqi”.