Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për krijimin e Superligës Evropiane për mediat zvicerane.
Ai e kundërshtoi këtë Superligë duke thënë se është një garë për të fituar para.
“Është një garë për të fituar para. Jam shumë i shokuar me dëshirën e klubeve elitare të jenë këtij projekti të ri privat”, ka thënë Challandes për Rfj.ch.
12 klubet elitare të futbollit evropian nënshkruan të dielën marrëveshjen për krijimin e Superligës Evropiane. /Gazeta Express/