"Çfarë zemre, çfarë force, çfarë krenarie", trajneri Batatina e lartëson Kosovën, i lavdëron trajnerët e Superligës - Gazeta Express
string(109) "cfare-zemre-cfare-force-cfare-krenarie-trajneri-batatina-e-larteson-kosoven-i-lavderon-trajneret-e-superliges"

Sport

Gazeta Express

16/11/2025 12:25

“Çfarë zemre, çfarë force, çfarë krenarie”, trajneri Batatina e lartëson Kosovën, i lavdëron trajnerët e Superligës

Sport

Gazeta Express

16/11/2025 12:25

Trajneri i njohur kosovar, Tahir Batatina, ka shpërndarë emocionet e tij pas fitores së djemve të Kosovës, një fitore që ngriti në këmbë gjithë kombin shqiptar.

“Çfarë zemre, çfarë force, çfarë krenarie! Këta djem që u rritën dhe u formësuan në Superligën e Kosovës na dhuruan një fitore madhështore. Me lojë të bindshme, me shpirt luftarak dhe me zemër plot dashuri për vendin, ata treguan sa shumë vlen puna, sakrifica dhe djersa e viteve,” shkruan Batatina.

Trajneri falenderoi edhe të gjithë trajnerët kosovarë që kanë kontribuar në rritjen e këtyre lojtarëve, si dhe ata që nuk janë në fokusin e medias, por që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre, shkruan Gazeta Express.

“Forca Kosova! Krenaria jonë, historia jonë!” përfundon Batatina. /GazetaExpress/