Kancelari gjerman Friedrich Merz doli në krah të SHBA-ve dhe bëri thirrje për armëpushim pas bombardimeve në Iran. Merz kalon në anën e liderëve që luftojnë migracionin e paligjshëm: të udhëhequr nga Meloni.
Bundestagu e konfirmoi ndryshimin e kursit ndaj migrantëve duke miratuar projektligjin e qeverisë për pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët me mbrojtje të kufizuar.
Në një debat për Kosovën në Bundestag foli për herë të parë nipi i Helmut Kohlit, Johannes Volkmann, duke kërkuar njohje të plotë dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërsa e djathta e skajme AFD ka kërkuar nga qeveria gjermane informacione nëse ka pasur manipulim votash në zgjedhjet e Shqipërisë. Si dhe përse nxënësit e një shkolle në zemër të Berlinit janë krenarë që mbajnë emrin e një shqiptari. /DW