Çfarë tregojnë shenjat në banesat e prekura nga tërmeti? Zv.Ministrja tregon bilancin në Durrës - Gazeta Express
string(94) "cfare-tregojne-shenjat-ne-banesat-e-prekura-nga-termeti-zv-ministrja-tregon-bilancin-ne-durres"

Çfarë tregojnë shenjat në banesat e prekura nga tërmeti? Zv.Ministrja tregon bilancin në Durrës

Gazeta Express

06/12/2019 19:24

Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë një bilanc mbi qarkun e Durrësit (tre bashki) dhe situatën e deritanishme me banesat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Voda tha se deri më tani janë inspektuar 5171 objekte, prej të cilave janë shpallur tw pabanueshme (paraprakisht) 2126 godina (pallate, vila e banesa).

Lexo Edhe:

Zv.Ministrja po ashtu ka shpjeguar gjithashtu se çfarë nënkuptojnë kryqet e vendosura nga inxhinierët nëpër banesat e pallatet e prekura nga tërmeti. Ngjyra e gjelbër nënkupton se objekti ka dëmtime të lehta dhe është i banueshëm.

Ngjyra e verdhë nënkupton se godina ka dëmtime dhe nuk është e banueshme derisa të riparohet, dhe ngjyra e kuqe, e cila nënkupton se objekti është dëmtuar rëndë dhe se banorët duhen evakuuar.

Bilanci:

Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 2267 Objekte të inspektuara, 819 të pabanueshme, 22 për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 1637 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 325  për t’u prishur;

Në rang qarku, 5171 objekte të inspektuara.

–  Të prishura gjithsej në Qarkun Durrës 33 objekte.

Lista e objekteve të prishura në Durrës, gjithsej 21 objekte:

1 objekt 2 katësh (lagjja Kënetë)

1 objekt 3 katësh (Rr. “Mujo Ulqinaku”)

3 ndërtesa 3-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 4-katësh (zona e plazhit, pas hotel “Koral”)

1 objekt 4-katës, në zonën e plazhit (Rrota e Kuqe)

1 objekt 4-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 5-katësh, hotel “Vila Verde” 1 objekt 6-katësh, në qytet Durrës.

1 objekt 6-katësh hotel Gostivari, Durrës (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt në Durrës

1 objekt 5-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 5-katësh, (hotel “Lubjana”)

1 objekt 3-katësh në Shkozet (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt 2-katësh (ka qenë 5-katsh) në Lagjja “Kënetë”

1 objekt 5-katësh në Shkozet, (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt 4-katësh në Shkozet

1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë”

1 objekt 4-katësh, Lagjja “Kënetë”

1 objekt 4-katësh në “Ura e Dajlanit”

Lista e objekteve të prishura në Thumanë, gjithsej 10 objekte:

2 objekte 2-katëshe, qendër, Thumanë

7 objekte 5-katëshe, qendër Thumanë

1 objekt 2-katësh shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”

Lista e objekteve në fshat Bubq, Bashkia Krujë, gjithsej 2 objekte:

1 objekt 2 katësh, shkolla 9-vjecare;

1 objekt 3 katësh, në fshat Bubq.