Çfarë thotë propozimi i Trump për shtetin palestinez? - Gazeta Express
string(52) "cfare-thote-propozimi-i-trump-per-shtetin-palestinez"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 11:33

Çfarë thotë propozimi i Trump për shtetin palestinez?

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 11:33

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli do të vazhdojë ta kundërshtojë njohjen e shtetësisë palestineze.

Megjithatë, propozimi me 20 pika i presidentit amerikan, Donald Trump lë të hapur mundësinë për krijimin e një shteti palestinez, shkruan BBC.

Neni 19 i planit thotë: “Ndërsa rindërtimi i Gazës përparon dhe kur programi i reformës së AP [Autoritetit Palestinez] zbatohet me besnikëri, kushtet mund të jenë më në fund në vend për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze, të cilën ne e njohim si aspiratë të popullit palestinez”.

Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja dhe Franca ishin ndër një numër të madh vendesh që e njohën zyrtarisht një shtet palestinez.

Me njohjen britanike dhe franceze, ideja e një entiteti të tillë gëzon mbështetjen e katër prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kina dhe Rusia e njohën shtetin palestinez në vitin 1988.

Kjo e lë SHBA-në, aleatin më të fortë të Izraelit, si të vetmin anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimit që nuk e ka bërë këtë.