Çfarë thotë Naser Ramadani kur pyetet se a njihen testet e Kosovës për COVID 19 në vendet e BE'së? - Gazeta Express

Çfarë thotë Naser Ramadani kur pyetet se a njihen testet e Kosovës për COVID 19 në vendet e BE’së?

Gazeta Express

07/07/2020 17:30

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, ka thënë se testimi i personave me Covid-19 në Kosovë bëhet me metodat më të avancuara.

“Ne nuk jemi anëtarë të OBSH por ne i kemi lincencuar disa laboratorë. Ju e dini se në laboratorin e Mikrobiologjisë se diagnostika e Covid-19 bëhet me real time PCR, që është metoda më e avancuar dhe bëhet me të njëjtat standarde”.

“Lincencimi, akreditimi apo edhe aprovimi.janë dy procedura të cilat bëhen dhe janë formalitet se a kryhen të gjitha në Institutin Kombëtar. Organizata Botërore e Shëndetëisë e ka vizituar Institutin Kombëtar dhe i ka parë të gjitha kapacitetet, e kanë vizituar edhe Klinikën Infektive dhe i kanë parë kapacitetet”.

Ramadani për foli edhe për arsyen se pse testet e bëra në Kosovë nuk pranohet në shtetet evropiane.

“Ata i kanë aprovuar si standard normal ndërkombëtar.Problemi është Instituti Kombëtar dhe Kosova, janë të përgatitur për të ofruar ndihmën personave në nevojë dhe jo për të ofruar personave të shëndoshë që kanë për të shkuar jashtë vendit”.

“Këta se kanë as Evropa. Bile përkundrazi, real time PCR për personat me indikacione klinologjike ofrohen falas. Pra, këtu është dallimi se një shtet i varfër ofron falas ndërsa shtetet e Evropës me pagesë”.

Ramadani: Testet në Kosovë për Covid-19 nuk pranohen në shtetet e Evropës – 07.07.2020 – Klan Kosova