Çfarë thonë socialistët për kokainën e kryebashkiakut të tyre - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

23/01/2020 13:06

Çfarë thonë socialistët për kokainën e kryebashkiakut të tyre

Ballina

Gazeta Express

23/01/2020 13:06

Deputetët e Partisë Socialiste janë distancuar nga kryebashkiaku socialist i Bulqizës Lefter Alla, pamjet e të cilit duke pirë kokainë bënë xhiron në media ditën e djeshme.

Pavarësisht qëndrimit mohues të Allës dhe faktit se SPAK tashmë i ka nisur hetimet për të, socialistët janë shprehur se përgjegjësia nuk është kolektive por personale.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja është shprehur në interes të medias se PS ka qenë dhe mbetet e qartë për të tilla raste.

PS është e qartë për vullnetin e saj, që prej momentit kur ka votuar dekriminalizimin, përgjegjësia për këtë çështje është individuale”,-tha Manja. 

Një tjetër deputet i PS-së, Adnor Shameti, është shprehur se personalisht nuk do të donte të jepte koment, pasi nuk e ka parë videon. Më ‘hermetik’ është treguar Pandeli Majko, i cili pavarësisht insistimit të medias, nuk ka dhënë asnjë koment për rastin.

Ndërkohë një tjetër kryebashkiak, Pjerin Ndreu i Lezhës, është shprehur në një intervistë për Report tv duke thënë se nuk do të japë komente. Ndreu ka shtuar gjithsesi se PS është familje e madhe dhe nëse video vërtetohet se i përket pikërisht Allës, atëherë do të mbahet një qëndrim, duke nënkuptuar një masë përjashtuese nga selia rozë.

“Unë skam komente, s’jam në gjendje të jap opinion se kush ishte personi në fjalë. Nuk është etike të jap asnjë lloj opinioni. Nëse është e vërtetë, nuk është dinjitoze.  Është njëlloj si në familje, nëse devijon dikush nga pjestarët e familjes, s’mund të njolloset gjithë familja. Nëse vërtetohet PS mban qëndrimin e vet, s’mund të njolloset nga kjo.”-tha Ndreu./Express