Komentet e Donald Trump të dielën – ku ai tha se ishte “shumë nervoz” me Vladimir Putinin – ishin një përgjigje ndaj komenteve të presidentit rus të premten, në qytetin e largët veriperëndimor rus, Murmansk, shkruan BBC.
Atje, Vladimir Putin sugjeroi një qeveri të përkohshme në Ukrainë nën mbështetjen e OKB-së që mund ta zëvendësonte presidentin Zelensky, përpara se zgjedhjet t’i jepnin pushtetin një “qeverie të aftë” për t’i nisur bisedimet e paqes.
Presidenti rus sugjeroi që mbikëqyrja e OKB-së do të ishte në fuqi “me qëllim që të mbaheshin zgjedhjet demokratike [në Ukrainë], me qëllim që të sillnin një qeveri kompetente që gëzon besimin e popullit”.
Ai tha se Rusia do të zhvillonte më pas bisedime paqeje me qeverinë e re dhe do të “nënshkruante dokumente legjitime që do të njiheshin në mbarë botën dhe do të ishin të besueshme dhe të qëndrueshme”.
Duke përmendur shembuj të përfshirjes së OKB-së në Timorin Lindor, Guinean e Re dhe pjesë të ish-Jugosllavisë, Putin tha: “Një praktikë e tillë ekziston”.
Ai shtoi: “Teknikisht, është e mundur të diskutohet mundësia e vendosjes së një qeverisjeje të përkohshme në Ukrainë nën kujdesin e OKB-së me Shtetet e Bashkuara, me vendet europiane, natyrisht, me partnerët dhe miqtë tanë”.
Si rikujtim, Trump i tha NBC-së të dielën: “Udhëheqje e re [në Ukrainë] do të thotë që ju nuk do të keni një marrëveshje për një kohë të gjatë”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...