Çfarë tha në intervistën e fundit Leonard Cohen, pak kohë para se të vdiste - Gazeta Express

Arte

Gazeta Express

08/11/2021 19:28

Çfarë tha në intervistën e fundit Leonard Cohen, pak kohë para se të vdiste

Arte

Gazeta Express

08/11/2021 19:28

Kompozitori i madh rrëfehet për jetën dhe karrierën

Leonard Cohen, një nga kompozitorët më të mëdhenj u nda nga jeta më 7 Nëntor të vitit 2016.  Bob Dylan shprehej në atë kohë për të madhin Cohen se ai e konsideronte atë rivalin e tij më të afërt dhe është një figurë e përkushtimit pothuajse si kulti mes fansave.

Lexo Edhe:

Leonard Cohen filloi si poet në veprën e Allen Ginsberg dhe Frank O’Hara përpara se të publikonte albumin e tij të parë, në vitin 1967. Pavarësisht se vuante nga një ankth i tmerrshëm, shumë i zbutur nga alkooli dhe droga, ai e mposhti frikën e tij për të performuar në skenë pas dekadash praktike Zen.

David Remnick sjell në vëmendje intervistën e fundit më kompozitorin,  për karrierën e tij, ndikimet shpirtërore, turneun triumfues final dhe përgatitjen për fundin e tij.

“Unë jam gati të vdes,” shprehej Cohen. Ai tashmë vuante nga një sërë problemesh shëndetësore.

Profili i Cohen-it, i Remnick-ut ofron një vështrim në introspeksionin e ditëve të fundit të muzikantit: Ndoshta nuk ka më turne përpara. Ajo që ishte  në mendjen e kompozitorit të madh Cohen, ishte familja, miqtë dhe puna në dorë. /Klan News